Ju prezantojmë me Natasha Beresford, fituesja 26-vjeçare e konkursit të parë pa make up!
Në Britaninë e Madhe është zhvilluar për herë të parë në 95 vjet, një konkurs bukurie i vajzave pa make-up. Si “Miss London 2023” është shpallur një bukuroshe 26-vjeçare. Ajo është kurorëzuar si fituesja e parë e një konkursi të këtij lloji. Bëhet fjalë për Natasha Beresford e cila punon si stomatologe. E veshur me një fustan të bardhë nusërie, Natasha arriti të merrte gjithë vëmendjen. Me origjinë nga Sheffield, e reja punon tashmë në Londër në një klinikë private dentare.
Ajo flet me shumë entuziazëm për punën e saj:
U bënë vite që punoj në klinika dentare, më tej synoj të merrem me radiografinë dentare dhe edukimin për shëndetin oral. Kam dëshirë të punoj dhe si vullnetare në klinikat shtetërore në Britani, ku të kujdesem për shëndetin oral të të pastrehëve, familjeve të varfra, refugjatëve, pacientëve me kancer apo atyre që kanë krijuar varësi ndaj lëndëve narkotike.