Pas gjithë thumbave dhe ironive, Arjola Demiri shfaqet e përqafuar me Monika Lubonjën
Marrëdhënia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës ka qenë një nga marrëdhëniet më konfuze për publikun.
Dy aktoret krijuan një miqësi të ngushtë brenda “Big Brother VIP”, ama jashtë u duk se situata ndryshoi shumë shpejt.
Jo pak herë ka patur thumbime dhe ironizime publikisht mes tyre, ama tashmë duket se situata është përmirësuar.
Sot bëheshin plot dy vite qëkur banorët e “Big Brother VIP 1” vunë këmbë në shtëpinë më të famshme.
Këtë moment, ish konkurrentët e kanë kujtuar me anë të disa postimeve në InstaStory, ku ndër to ishte edhe Arjola Demiri.
Aktorja ndau disa nga momentet brenda shtëpisë, duke përmendur edhe disa nga banorët të cilët i ka patur më të afërt, ndër to edhe Monikën.
“I kemi kaluar të gjitha ngjyrat”, shkroi Arjola krahas fotos ku shfaqet e përqafuar me Monikën, ndërsa kjo e fundit e ripostoi foton duke shkruar: “Dhe do vazhdojmë t’i kalojmë e dashur… Askush nuk mund të heqi ngjyrat tona motër”.