Aroma e djersës nuk largohet edhe pasi hidhni antidjersë, ja çfarë po bëni gabim!
Sa herë ju ka ndodhur që të keni ndjerë aromën e keqe që del nga çdo pore e trupit, edhe pse ju përdorni rregullisht antidjersë? Nuk ka rëndësi nëse po ktheheni nga palestra, po gatuani diçka, keni ecur shumë apo keni ndryshuar stilin e jetesës…
“Kur trupi vihet shumë në lëvizje, ai fillon të djersijë dhe vepron si një mekanizëm ftohës. Era e trupit shkaktohet kur molekulat e djersës përzihen me bakteret në lëkurë,” thotë themeluesja e një linje deodorantësh, Danielle Raynor.
Por, pse antidjersa nuk po funksionon edhe pse ju e përdorni çdo ditë? Ka disa arsye që ndikojnë:
Hidhni antidjersë kur i keni sqetullat e lagura
Është e rëndësishme të thani plotësisht sqetullat përpara se të hidhni antidjersë. Shumë njerëz priren që ta hedhin atë pas dushit, por ekspertët thonë që ju duhet të prisni derisa sipërfaqja të thahet plotësisht e më pas të aplikoni antidjersën.
Nuk po e përdorni antidjersën siç duhet
Ekspertët thonë që nëse përdorni antidjersë në versionin rroll-on, duhet të bëni tre-katër rrëshqitje. Por, edhe nëse përdorni sprucues, duhet të hidhni dy sprucime tek secila sqetull, pasi ju doni që efekti të zgjasë sa më gjatë.
Jeni besnikë ndaj një firme dhe nuk e ndërroni
Nëse keni përdorur të njëjtën antidjersë prej vitesh, nuk ka gjasa që produkti të ketë ndryshuar, por ju. Ndryshoni aromën ose llojin e antidjersës që përdorni. Nëse keni përdorur antidjersë me sprucim, provoni një me rroll-on.
Jeni të stresuar
Stresi mund të shkaktojë erën e trupit dhe ta bëjë antidjersën më pak efektive. Stresi rrit ankthit. Ky efekt ngroh trupin, ndërsa ky i fundit përpiqet të ftohet me djersë, e cila krijon bakteret që shkaktojnë lagështi.
Dieta juaj ka ndryshuar
Çdo gjë që ndikon te bakteret ose mikrobiomën e lëkurës mund të ndryshojë erën e trupit. Pra, nëse jeni duke bërë ndryshime në stilin e jetës, një antidjersë e re mund të jetë pjesë e kësaj.
Si ta bëni antidjersën që të funksionojë për ju?
Kushtojini më shumë vëmendje sqetullave sa herë bëni dush, ndaj mos e shmangni pastrimin e tyre. Depiloni rregullisht zonën, por nëse keni lëkurë të irrituar, përdorni dhe krem eksfoliant që pastron dhe rigjeneron lëkurën në këtë zonë të trupit. Nëse problemi me kohën fillon të rëndohet, ndoshta është koha që të takoheni me një mjek dermatolog.