“Ishit ju që e akuzonit në BBV…”- Ofendimi ndaj Beatrix, reagon i revoltuar Albano Bogdo

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Tregove injorancën e mashkullit shqiptar”- Beatrix reagon për herë të parë pas deklaratës së rëndë të Albanos

Albano Bogdo i hedh sërish benzinë zjarrit, pas deklaratave për Alban dhe Beatrix Ramosaj.

Në një live në TikTok, Bogdo shprehet se shqiptarët që iu kundërvunë atij, ishin të njëjtët që pak kohë më parë akuzonin Beatrix për sjelljen e saj në BBV.

Aktori i humorit i ka kërkuar ndjesë Beatrix, vetëm për shqetësimin publik që mund ti ketë sjellë deklarata e tij, dhe jo për fjalinë të cilën Bogdo e konsideron si të vërtetë.

“Këta u tërbuan dhe u çuan të gjithë moralistët e Shqipërisë që nuk kanë pikë morali, se i njoh më mirë se ju dhe kushdo tjetër, dhe më kryqëzuan mua sikur kam vrarë 20 njerëz, dhe kam vjedhur 20 banka, sikur kam masakruar kombin. Për një fjali që nuk kam gënjyer, në sytë të 10 mijë vetave, asaj vajzës për shqetësimin publik që mund të ketë pasur i kërkoj falje, jo tek e tek, nga këta plehra që janë këtu në Shqipëri që ishin të njëjtët që e shanin”, thotë Albano në video.

Beatrix dhe familja e saj paralajmëruan padi ligjore ndaj Bogdos, i cili gjatë një emisioni të tijin u shpreh: Kush është Alban Ramosaj? Është ai djali që i *** Donaldi motrën në Big Brother, deklaratë e cila u prit me mjaft kritika dhe nga personazhet e shoëbizit shqiptar.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga familja Ramosaj, apo do të zgjedhin injorimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE