Njihuni me të gjithë performancat e yjeve të “DWTS” në natën e parë të sezonit të dytë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Njihuni me të gjithë performancat e yjeve të “DWTS” në natën e parë të sezonit të dytë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/10//njihuni-me-te-gjithe-performancat-e-yjeve-te-dwts-ne-naten-e-pare-te-sezonit-te-dyte.jpg)
“Dancing with the Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.
Një mbrëmje e parë e këtij sezoni solli një performancë surprizë të Luiz Ejllit, i cili këndoi kolonën zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, teksa Sara Hoxha e Luixhino kërcyen nën ritmet e këngës. Në këtë magji, erdhën edhe pikët e jurisë për çdo çift konkurrues. Ndiqini si më poshtë: