Ju njohim me Marina Machete, transgjinorja që u kurorëzua Miss Portugalia!
Për herë të parë një transgjinore u kurorëzua Miss Portugalia dhe do të konkurrojë në El Salvador për titullin Miss Bota. Në garë do të jetë edhe një transgjinore tjetër, Miss Holanda. Stjuardesa Marina Machete, 28-vjeçe, fitoi konkursin e zhvilluar së fundmi në Borba. Me anë të një deklarate Marina u shpreh:
Jam krenare që jam transgjinorja e parë që pretendon titullin Miss Bota për Portugalinë. Për shumë vite nuk ishte e mundur të merrja pjesë dhe sot jam krenare që i përkas këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh.
Marina Machete (Trans) se corona como Miss Universo Portugal .
Van 2. pic.twitter.com/gpJpikzseT— OSWALDO SANTANA (@OSWALSANTANA) October 6, 2023
Në korrik 22-vjeçarja Riki Kole u bë transgjinorja e parë që u kurorëzua Miss Holanda. Machete dhe Colle nuk janë transeksualët e parë që konkurrojnë për titullin e Miss World.