Presidenti serb Vuçiç për Radoiçiçin: Bashkëpunëtor i afërt, jo mik!

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti serb Vuçiç për Radoiçiçin: Bashkëpunëtor i afërt, jo mik!

Në një intervistë për Sky News, presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se “Milan Radoiçiç nuk është mik i tij, por bashkëpunëtor i afërt pasi ishte nënkryetar i Listës Serbe”, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në Serbi, ai akuzohet për një krim të madh dhe serioz.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit. Rreshteri Afrim Bunjaku mbeti i vrarë. Pasi zunë në pritë patrullën policore, sulmuesit u strehuan në manastirin e Banjskës dhe vazhduan përleshjet me policinë. Tre prej tyre gjetën vdekjen.

Bashkimi Europian foli për “akt terrorist”, ndërsa Serbia mohon çdo përfshirje në sulmin, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë Radoiçiçi. Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiç tha se ai nuk mund t’i quajë sulmuesit “terroristë”, edhe pse siç u shpreh, “e dënon vrasjen e policit kosovar”.

Ata persona u dëbuan nga pragu i tyre. Kanë jetuar në Kosovë dhe dëshironin që të riktheheshin.

Dislokimi i ushtrisë “nuk është faktor destabilizues”

Vuçiç shtoi se dislokimi i ushtrisë së Serbisë në kufirin me Kosovën nuk është një faktor destabilizues në Kosovë.

Ushtria u dislokua sepse situata në Kosovë ishte e vështirë. Këtë gjë bëjnë ushtritë në mbarë botën, por pa qëllimin për të sulmuar dikë.

Lideri serb kujtoi se vitin e kaluar, Serbia vendosi 14 mijë ushtarë në afërsi të kufirit.

Ne e kemi shtensionuar situatën. Ne do të kemi njerëz nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të cilët do të shohin qw aktualisht kemi rreth 4.400 ushtarë afër kufirit.

Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Serbia “nisi tërheqjen” e forcave të saj nga kufiri me Kosovën. Uashingtoni zyrtar e cilësoi këtë si “një lajm të mirë”. Ushtria serbe u dislokua përgjatë kufirit me Kosovën pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65260 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE