Sara e përmendi në intervistë, reagon ashpër Dafina Zeqiri dhe ka një këshillë

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara e përmendi në intervistë, reagon ashpër Dafina Zeqiri dhe ka një këshillë

Me siguri të gjithë e mbani mend dramën që u krijua mes Sara Hoxhës, Ledri Vulës dhe Dafina Zeqirit ku kjo e fundit fshiu çiftin nga Instagrami dhe u shpreh se kanë shfrytëzuar emrin e saj.

Ditën e djeshme, Sara foli për herë të parë në “S’e Luan Topi” për këtë situatë. Ajo shpjegoi se e gjitha nisi nga komenti i Ledrit, të cilin influencerja që në fillim e kishte marrë si shaka. Sipas saj, kur vetë partnerja e reperit e mori atë koment si batutë dhe jo si ngacmim, kjo do të thotë se nuk u bë me tendencë. Sara u shpreh po ashtu se nuk e kupton pse Dafina reagoi në këtë mënyrë.

Pas kësaj interviste, nuk ka vonuar reagimi i Dafinës. Artistja ka publikuar një status në Threads, duke shkruar:

“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”.

Sara e përmendi në intervistë, reagon Dafina: Kujdesu për

Nuk e dimë nëse kjo situatë e tensionuar mes vajzave do të vijojë akoma apo gjithçka do të mbyllet këtu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65709 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE