U shpallën fitues në edicionin e parë, Sara dhe Luixhino tregojnë kë shohin si konkurrent më të fortë në “DWTS”!
Sara Hoxha dhe balerini Luixhino Hala, ishin ditën e sotme të ftuar në “Dancing With The Stars Fan Club”.
Vitin e kaluar ata fituan çmimin e parë dhe sot ishin për të komentuar çiftet e reja të spektaklit më popullor të kërcimit.
Luixhino është konkurrent edhe këtë vit, së bashku me Atalantën. I pyetur se a do ketë të njëjtën kimi me partneren e re në kërcim, balerini shprehet se kimia krijohet, por eksperienca e vjetshme me Sarën ishte e para për të dy dhe se nuk do harrohet asnjëherë.
“Kimia krijohet. Eksperienca e parë, ka qenë eksperienca e parë e Sarës dhe e imja dhe nuk harrohet hera e parë, ka qenë shumë energji. Tani jam disi më i qetë deri diku.”
Ndërsa e pyetur se kë sheh Sara në finale, ajo nuk preferoi të thotë asnjë emër sepse për të është shumë herët.
“Është shumë herët, është rrugë e gjatë, ka ulje ngritje, është shumë herët. Luixhinon dhe Atalantën e shikoj në finale dhe bëj tifo për ta.”
Sara ka treguar se kush nga VIP-at mund t’i rivalizojë Luixhinon dhe Atalantën në në këtë garë. Ajo ka përmendur disa emra, të cilët i sheh si konkurrentë potencial.
“Ka disa konkurrentë, e shikoj Fifin si një konkurrente me pontencial, Julianën, Arnitën, Enxhin, Eni Shehun.”
Përsa i përket konkurrentit më të dobët Sara Hoxha shprehet:
“Unë nuk them asnjë gjë mbi këtë temë. E treguan pikët e jurisë që natën e parë, uroj që nata e dytë të ketë shumë ndryshim, sidomos për Roerdin sepse e kam shumë xhan dhe dua ta shoh më gjatë në këtë rrugëtim.”
Ndërsa konkurrentët më të fortë për Luixhinon janë:
“Unë mendoj që Iliri dhe Lori janë profesionistë dhe i bashkohem opinionit të tyre. Mendoj që ata dhanë pikët siç duhet. Konkurrentë të fortë janë Juliana, Fifi, Enxhi, Arnita, Eni, edhe Xhoda më ka surprizuar.”