“Vrasësi po shëtit në Beograd”, ambasadori amerikan në Serbi sulmohet verbalisht në rrugë

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Vrasësi po shëtit në Beograd”, ambasadori amerikan në Serbi sulmohet verbalisht në rrugë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit teksa ka qenë duke ecur krah bashkëshortes së tij. Teksa e kanë filmuar për disa minuta, ata e kanë fyer diplomatin amerikan me fjalë të rënda duke e etiketuar si ‘vrasës’.

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja. Vrasësi i fëmijëve. Kosova dhe Metohia është pjesë e Serbisë, populli serb është me Rusinë”, kanë qenë disa nga fjalët drejtuar ambasadorit. Hill ndodhet në Beograd si ambasador i Shteteve të Bashkuara në mars të vitit të kaluar.

Christopher Hill ishte një nga negociatorët amerikanë që provoi të gjente një zgjidhje paqësore për Kosovën dhe Serbinë por asokohe Millosheviç i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat. Mesa duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE