Xhoana bën rrëfimin tronditës: ‘Jam nënë e një djali, ish-i ka ndërruar jetë’

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhoana bën rrëfimin tronditës: ‘Jam nënë e një djali, ish-i ka ndërruar jetë’

Prime’ i Love Island Albania po transmetohet ditën e sotme LIVE në televizionin “Klan”, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

‘Reality show’ që ka thyer rekorde shikueshmërie na ka surprizuar çdo ditë e më shumë.

Xhoana, një nga vajzat e vilës së dashurisë na ka prekur të gjithëve me historinë e saj, jo vetëm ne por edhe Arlindin.

Me anë të një klipi që u transmetua, Xhoana ka treguar se është nënë e një fëmije të vogël. E pyetur nga Amadea se pse qan, ajo është shprehur “më ka marrë malli për djalin”.

Xhoana: “Kam një djalë, ex-i im ndërroi jetë kur unë isha 9-muajshe. Sipër tij nuk vendos askënd. Jam mami e një djali të vogël i cili është 1 vjeç e 5 muajsh. Do të doja shumë ta shihja fëmijën tim bashkë me të atin.”

Arlindi: “Më vjen shumë keq për atë që ke kaluar, nuk të hedh poshtë, por do të ishte më mirë të ma kishe thënë që në fillim këtë.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE