Hipermesis Gravidarum, gjendja e rrallë që prek 1 në 30 gra në Angli dhe SHBA!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hipermesis Gravidarum, gjendja e rrallë që prek 1 në 30 gra në Angli dhe SHBA!

Një ngjarje të pazakontë ka kaluar një nënë e re britanike. Louise Cooper punonte si dado në Francë kur mori vesh se ishte në pritje të ëmbël, por ajo që presupozohej të ishte periudha më e bukur e jetës së saj u shndërrua në një kalvar vuajtjesh të vazhdueshme. 26 vjeçarja ka rrëfyer për “Daily Mail” të gjitha peripecitë që kaloi para dhe pas lindjes së djalit të parë, për shkak të HIPERMESIS GRAVIDARUM, një gjendje e rrallë që shkakton të vjella të dhimbshme, rënie nga pesha, dehidratim, madje edhe probleme të shëndetit mendor.

Gjatë katër javëve të para të shtatzënisë të vjellat ishin të shpeshta, por mund t’i përballoja. Më vonë ndryshoi gjithçka. Kisha aq shumë të përziera sa u detyrova të kthehem menjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. Situata po dilte jashtë kontrollit, kaloja 3-4 orë në tualet duke vjellë dhe humba 6 kg brenda një muaji. Sapo u ktheva në qytetin tim të lindjes kërkova ndihmë mjekësore, por askush nuk po kuptonte ç’po ndodhte derisa pas ekzaminimeve të ndryshme u diagnostikova me HIPERMESIS GRAVIDARUM. Kisha dëgjuar për të nga websitet-t britanike, pasi edhe Kate Middleton e kaloi këtë kur ishte shtatzënë me princin George, por ta provoje në lëkurën tënde ishte e tmerrshme. Humba sensin e të shijuarit pasi villja çdo gjë dhe isha e shqetësuar nëse kjo gjë do të prekte tim bir. Dhëmbin e parë e hoqa pas javës së 16-të dhe më pas u detyrova të heq edhe dy të tjerë. 6 muaj pasi solla në jetë Zachary-n, stomatologu im konstatoi se dhëmbët e mi ishin dëmtuar në masën 90% për shkak të acideve agresive të stomakut dhe u detyrova t’i heq të gjithë. HG zhduket kur lind foshnja, por ky nuk është rasti im pasi e kam kaluar edhe në dy shtatzënitë e tjera. Është shumë traumatike, nuk do ia uroja as armikut tim më të keq. Shumë njerëz e krahasojnë me efektet anësore të kimioterapisë. Është e lodhshme emocionalisht dhe fizikisht. Tanimë e kam pranuar faktin se nuk kam dhëmbë, por përpiqem shumë të kujdesem për shëndetin oral pas kësaj eksperience. 

Ndërkaq, 1 në 30 gra në Angli dhe SHBA vuan nga kjo patologji, por ekspertët e shëndetit nuk kanë arritur akoma të përcaktojnë përse disa preken prej saj e të tjera jo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE