Jens Stoltenberg: E rëndësishme rritja e pranisë së NATO-s në Kosovë!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jens Stoltenberg: E rëndësishme rritja e pranisë së NATO-s në Kosovë!

Sot në një deklaratë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilësoi “të rëndësishëm” shtimin e trupave të misionit paqeruajtës KFOR, pas rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo si pasojë e sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, muajin e kaluar e që i kushtoi jetën rreshterit Afrim Bunjaku.

Më 6 tetor, NATO njoftoi se 200 ushtarë britanikë shkuan në Kosovë dhe iu bashkuan kontingjentit britanik prej 400 trupash që tashmë gjendet atje prej kohësh.

Kemi parë një rritje të re të tensioneve atje, ndaj është e rëndësishme që NATO të rrisë praninë e saj në Kosovë.

Stoltenberg foli para takimit dyditor në Bruksel të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s e ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për misionin e kësaj aleance në Kosovë.

Më 6 tetor, Gjermania bëri të ditur se do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë, në prill të vitit të ardhshëm.

Vendimi i NATO-s për shtimin e trupave paqeruajtëse vjen rreth dy javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator. Në luftimet që pasuan vrasjen e efektivit Bunjaku, u vranë tre sulmues serbë në mjediset e manastirit të Banjskës.

Në një tjetër zhvillim, ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad thotë se ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës duhet të sqarohen dhe gjendja të qetësohet. Duke folur për gazetën “Blic”, Konrad thekson se “situata aktuale nuk është e qëndrueshme për njerëzit në veri e as për ata në Serbi dhe përgjithësi në Kosovë”.

Për diplomaten gjermane është e rëndësishme të krijohen kushte për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe zbatimin e dy akordeve të arritura këtë vit në Bruksel dhe Ohër.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE