“Marrin më shpejt komandë se ne…”/Saimir Korreshi tregon ndryshimin mes PD-së dhe PS-së dhe jo vetëm…

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Marrin më shpejt komandë se ne…”/Saimir Korreshi tregon ndryshimin mes PD-së dhe PS-së dhe jo vetëm…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti i njohur i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi. Ai ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm sa i përket fushës politike por edhe për eksperiencën e tij më të re që mesa duket nuk ka nisur dhe aq mbarë në “Dancing With The Stars” pasi ai ka thyer krahun.

Sa e vështirë është që të jesh deputet sidomos opozitar?

Është më e vështirë sesa balerin do të thoja por është e kundërta. Është shumë e lehtë vetëm se një gjë ka të vështirë që në opozitë nuk arrin dot të mbrosh elektoratin, i cili të ka votuar. Pjesa e të qenit në opozitë është dramë sepse njerëzit të mbështesin kërkojnë zgjidhje dhe pjesa ime që unë çoj në parlament është mllefi dhe ajo sharja që kanë njerëzit për ta thënë realisht në Parlament për atë që nuk gjejnë dot zgjidhje edhe unë përcjell fjalën e fundit tek foltorja. 

Një deputet a jeton dot mirë me rrogën?

Unë jua kam bërë pyetje edhe deputetëve të tjerë, realisht nuk jeton dot mirë sidomos deputetët që do të duhet të mos e mbajnë mendjen që për çdo njeri që i fton në kafe ta paguajnë ata. Jo domosdoshmërisht. Dua t’ju kërkoj falje të gjithë atyre që marrin shumë herë më pak se ne. 

Kush është ndryshimi midis PS-së dhe PD-së? Çfarë ka PD-ja që nuk e ka PS-ja dhe anasjelltas?

Që tek ngjyra që fillon e kuqja me blunë. E para punë është vendosja në rresht, ne demokratët nuk vijmë kollaj në rresht jemi pak më rebel nga natyra. Ata duket sikur i ke futur kasetën dhe nuk e ndërrojnë gjatë gjithë periudhës që janë në Parlament, marrin më shpejt komandë se ne. Prandaj nuk jemi bërë me shtatë parti tani ngaqë nuk mbajmë dot komandën se nuk e pëlqejmë rreshtin. 

Nëse të propozonin që të ishe pjesë e Partisë Socialiste do të pranoje?

Absolutisht jo, kam pasur mundësitë dhe për të qenë pjesë e PS-së kur kam qenë student. Ka pasur shumë shokë që kishin lidhje të forta me djem ish-ministrash që studionin me mua në Romë por familja ime vjen nga një familje e djathtë, babait tim i është mohuar e drejta e studimit kështu që kishim një ‘rebelim familjar’. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE