Më në fund e morëm përgjigjen, Rich Paul u përgjigjet thashethemeve nëse ai dhe Adele janë martuar!
Së fundmi Rich Paul i është përgjigjur thashethemeve se ai dhe Adele janë martuar pasi këngëtarja e quajti atë si ‘burri’ i saj gjatë performancës në Las Vegas. Agjenti sportiv tregoi se si ai dhe Adele kanë ‘ndihmuar njëri-tjetrin’ gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare. Duke u shfaqur në “CBS Mornings” 41-vjeçari tha për partneren e tij këto fjalë:
Ajo ka qenë e mrekullueshme, mendoj se do të pajtohej që ne patjetër e ndihmuam njëri-tjetrin. Unë jam në një hapësirë të mirë, ne jemi në një hapësirë të mirë dhe të lumtur. Ajo është e shkëlqyer. Ajo ka qenë e mrekullueshme për mua. Ne kemi qenë të shkëlqyer për njëri-tjetrin.
Rich më pas u pyet nga prezantuesja e “CBS”, Gayle King për thashethemet që ai dhe Adele janë martuar. Gazetarja pyeti nëse ajo duhet t’i referohej këngëtares si ‘Znj.Paul’ herën tjetër. Rich tha: “Mund të thuash çfarë të duash”,- përpara se të shtonte se ai nuk është tipi i personit që flet për jetën e tij personale.
Kjo nuk është për mediat.
Ky reagim vjen pasi Adele e quajti Rich bashkëshortin e saj gjatë koncertit të saj në Las Vegas në shtator, duke ndezur spekulime se dyshja janë martuar. Çifti doli për herë të parë publikisht me lidhjen e tyre në korrik të vitit 2021. Fituesja e “Grammy”t ka rreth një vit që mban një unazë diamanti në formë dardhe. Me siguri mund të themi se Adele është padyshim ndër këngëtaret më të suksesshme në botë për momentin.