Biden i kërkon Izraelit t’i përmbahet rregullave të luftës/ Paralajmërimi për Iranin: Të ketë kujdes!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden i kërkon Izraelit t’i përmbahet rregullave të luftës/ Paralajmërimi për Iranin: Të ketë kujdes!

Presidenti amerikan Joe Biden i bën thirrje Izraelit t’i përmbahet rregullave të luftës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua për të shkatërruar Hamasin pas sulmeve masive të nisura më 7 tetor. Ndërsa urdhëroi zhvendosjen e një aeroplanmbajtëseje moderne amerikane në Detin Mesdhe në shenjë përkrahjeje për Izraelin, Biden paralajmëroi edhe Iranin që si mbështetës i Hamasit të tregohet “i kujdesshëm”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë foli në një takim me përfaqësues të komunitetit hebraik në Amerikë dhe zhvillimet e fundit që çuan në vrasjen e 1 mijë e 200 izraelitëve i quajti “më vdekjeprurëset për hebrenjtë që nga holokausti”.

Në kohën kur Izraeli vazhdon të hakmerret duke mos ndalur bombardimet ndaj Rripit të Gazës që kanë çuar në qindra të vrarë, presidenti amerikan tregoi për bisedën e fundit me Netanyahun, për të cilin u shpreh se e njeh prej më shumë se 40 vitesh dhe se me të ka “marrëdhënie shumë të sinqerta”.

E njoh shumë mirë. I thashë se pavarësisht zemërimit që ekziston për Izraelin është shumë e rëndësishme që të veprojë sipas rregullave të luftës. Dhe rregullat e luftës ekzistojnë.

Hera e parë që Biden bën thirrje për vetëpërmbajtje në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza, që pasuan ato të militantëve të Hamasit nga Gaza.

Paraprakisht, Netanyahu u zotua se do ta shkatërrojë plotësisht grupin që e cilëson “terrorist” dhe e krahason me Shtetin Islamik.

Çdo pjesëtar i Hamasit është i vdekur.

Biden e kishte edhe një paralajmërim të fortë për Iranin, vend që e mbështet Hamasin e është armik i vjetër i Izraelit dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan kujtoi se Uashingtoni ka dërguar aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, USS Gerald R.Ford dhe flotën e saj në rajon. Zyrtarët amerikanë thanë se edhe një aeroplanmbajtëse tjetër do të dërgohet së shpejti, nëse është e nevojshme. Për Rusinë kjo sinjalizon përfshirje të palëve të treta në konflikt duke nënkuptuar SHBA-të.

U kemi bërë të qartë iranianëve të kenë kujdes!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dje u nis për në Izrael, në shenjë solidariteti me shtetin hebraik.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE