E mbante veshur në reklamën e ‘Pepsi’, del në ankand xhaketa e Michael Jackson!
Një nga veshjet ikonike të Michael Jackson do të dalë në ankand. Bëhet fjalë për xhaketën prej lëkure bardhë e zi të veshur nga Mbreti i Pop-it gjatë një prej reklamave të tij ‘Pepsi Generation’ në vitin 1984. Kjo ishte reklama e parë e legjendës së muzikës pop për Pepsi. Xhaketa do të jetë në shitje nga 10 nëntori përmes Propstore dhe sipas TMZ mund të kushtojë nga 230,000 deri në 460,000 dollarë.
Michael Jackson's Pepsi Ad Jacket to Fetch a Fortune at Auction https://t.co/3qO3IXOmpi
— TMZ (@TMZ) October 10, 2023
Xhaketa iu dha Wedell Thompson shumë kohë më parë, babai i të cilit ishte një estetist që punonte me Michael Jackson. Thompson tha se ai në fakt e mori xhaketën direkt nga Mbreti i Popit në vitin 1983 gjatë një takimi me të në Orlando. Takimi u zhvillua gjatë hapjes së suitës personale të Jackson në Hotel Royal Plaza të Disney World.
Thompson zbuloi se ai e ka ruajtur me vite këtë artikull të çmuar por tani synon t’i përdorë paratë për të ndihmuar fëmijët dhe familjen e tij. Rikujtojmë se disa muaj më parë detaje të reja rreth ditëve të fundit të figurës ikonë të muzikës pop dolën në dritë 14 vjet pas vdekjes së tij. Një dokumentar i titulluar “Killing Michael Jackson”, me regji dhe prodhuar nga ZigZag, ka bërë bujë në rrjetet sociale. Ai përmban dëshmi nga tre detektivët e përfshirë në hetimin e vdekjes së këngëtarit. Dokumentari zbulon aspekte intriguese të autopsisë së Jackson, duke hedhur dritë mbi plagët e ndryshme të trupit të tij.