Heidi Klum dhe vajza e saj bashkojnë forcat në fushatën e re të markës italiane!
Heidi Klum dhe vajza e saj Leni kanë bashkuar forcat dhe janë bërë pjesë e një fushate të re të të brendshmeve për markën e famshme italiane të modës Intimissimi. Marka në fotot e kombinimit nënë/bijë, si dhe foto solo të tyre në rrjetin social Instagram ka shkruar:
Dyfishoni bukurinë, dyfishoni stilet.
Për fotot e tyre individuale, Heidi dhe Leni ishin të veshura me rroba mëndafshi. Sa për fotot e tjera, Heidi veshi një set të bardhë me dantella mjaft të veçantë. Leni zgjodhi një set dantelle në një ngjyrë vjollcë për fotot e saj të zjarrta.
Qoftë nëse ishin fotografitë individuale apo fotot e nënë e bijë, fansat e bënë të qartë se ishin të impresionuar, me një përdorues të rrjeteve sociale që i quajti ato “mbretëreshat më të lezetshme”.
Megjithatë, ka pasur edhe shumë reagime ndaj fotove, ku një komentues ka shkruar: “Leni nuk do të ishte modele pa nënën e saj… Ajo nuk ka as gjatësinë e modeles”.
Një tjetër shkroi: “Marka ime e preferuar. Megjithatë fotografia duket shumë e fotoshopuar nëse të jem e sinqertë dhe modelja duket e mitur…”
Fushata vjen vetëm disa javë para Halloween, kur të gjithë sytë do të jenë te festa e Heidit. Alumja e Victoria’s Secret nuk zhgënjen kurrë kur bëhet fjalë për kostumin e saj, duke iu nënshtruar rregullisht vetes orë të tëra grimi, protezash, trupi dhe pajisje për ngjarjen.