“Nuk flet, por është ende vetvetja…”/Miku i Bruce Willis flet për gjendjen shëndetësore të aktorit!
Aktori i njohur Bruce Willis mezi ka qenë në gjendje të flasë që kur u diagnostikua me sëmundjen e rrallë. Sipas mikut të ngushtë të aktorit dhe krijuesit të Moonlighting, Glenn Gordon Caron, aftësia e Willis për të komunikuar është përkeqësuar në mënyrë dramatike si rezultat i betejës së tij me demencën frontotemporale. Caron tha për The Post se:
Unë përpiqem të flas me Bruce, gruan e tij Emma Heming Willis dhe tre fëmijët e tij më të mëdhenj. Jam përpjekur shumë të jem në jetën e tij. Ajo që e bën sëmundjen e tij kaq të habitshme është se nëse do të kishit kaluar ndonjëherë kohë me Bruce Willis, do të shihnit se nuk ka njeri që është më i lumtur për jetën se ai. Willis dikur ishte një lexues i pangopur, ai nuk donte që askush ta dinte këtë dhe tani ai nuk lexon më. Të gjitha ato aftësi gjuhësore janë zhdukur, por ai është ende Bruce.
Edhe pse Willis është ende i njëjti person, sipas Caron, aktori duket se “e sheh jetën e tij ndryshe”. Së fundmi gruaja e aktorit, Emma Heming Willis, me anë të disa postimeve në Instagram, ka ndarë vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë teksa kujdeset për të. Ajo ka theksuar se është e rëndësishme të ndajmë mënyrën se si ndihemi, ndërsa rrëfeu se ndihej si “në errësirë dhe e dënuar” pas dyerve të mbyllura, por ajo duhej të ecte përpara.