Ofensiva tokësore në Gaza, Izraeli i gatshëm, por ende nuk ka vendim politik/Hamas: Nuk kemi frikë!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ofensiva tokësore në Gaza, Izraeli i gatshëm, por ende nuk ka vendim politik/Hamas: Nuk kemi frikë!

Rreth një javë nga lufta Izrael-Hamas, Tel Avivi bën të qartë se Gaza do të mbetet pa energji elektrike, ujë e benzinë për aq kohë sa nuk lirohen 150 pengjet izraelite. Janë të paktën 1 mijë e 200 viktima e 5 mijë e 600 të lënduar nga radhët e palestinezëve në Rripin e Gazës. Kombet e Bashkuara raportojnë për 339 mijë të zhvendosur po palestinezë.

Në Izrael u rrit në 1 mijë e 300 viktima e 3 mijë e 300 të plagosur bilanci më i fundit i sulmeve të militantëve. Ushtria po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Gaza, por ndonëse kjo përsëritet prej ditësh, duket se liderët politikë të vendit nuk kanë vendosur ende. Për kryeministrin Netanyahu, çdo militant është njeri i vdekur.

Mediat izraelite përgënjeshtruan njoftimet se janë liruar një grua dhe dy fëmijë që mbahen peng nga palestinezët e Hamasit. Ndërkaq, raportohet se një kanadeze u vra brutalisht pranë kufirit me Rripin e Gazës. Rezervistët izraelitë u vendosën në kufirin me Libanin nga ku është rreziku i militantëve Hezbollah. Ndër të tjera, Izraeli kërkon që Kina të jetë më e ekuilibruar në konflikt. Ndërkaq, nesër pritet takimi i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken me presidentin e Autoritetit Palestinez, Abu Mazen.

Hamasi: Asnjë frikë, Gaza do t’i kushtojë shtrenjtë Izraelit

Duke komentuar mundësinë e një ofensive tokësore nga Izraeli, Ghazi Hamad, anëtar i zyrës politike të Hamasit deklaroi:

Nuk kemi frikë, jemi një popull i fortë. Kemi një vendosmëri të madhe për të vazhduar. Shumë luftëtarë e njerëz duan të na mbështesin. Ka edhe nga Jordania e Libani që duan të vijnë këtu e të luftojnë për ne. Gaza nuk është një kopësht dhe kjo do t’i kushtojë shumë shtrenjtë atyre.

Prej fillimit të këtij operacioni kemi dërguar 1 mijë e 200 luftëtarë që kanë arritur të shkatërrojnë imazhin e Izraelit, sigurinë e Izraelit, Inteligjencën e Izraelit, si dhe idenë se Izraeli është një superfuqi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE