Pas ngatërresës në postimin në mbështetje të Izraelit, Justin Bieber kritikohet ashpër dhe detyrohet të fshijë foton!
Këngëtari i njohur Justin Bieber, u gjend në mes të një polemike në mediat sociale, pasi postoi një mesazh mbështetjeje për Izraelin në llogarinë e tij në Instagram, duke shfaqur një foto të shkatërrimit në Gaza.
Postimi, i cili lexonte “LUTJE PËR IZRAELIN”, solli kritika si nga fansat e tij ashtu edhe nga publiku i gjerë.
Justin Bieber deletes and reposts ‘Praying For Israel’ story after the original post he shared had the words over a photo of destruction in Gaza. pic.twitter.com/5yHoXC8Ilr
— Pop Base (@PopBase) October 11, 2023
Mesazhi i Bieber erdhi në vazhdën e përshkallëzimit të dhunës në rajon, me shkatërrimin e ndërtesave, tregjet dhe xhamitë në Gaza që ishin në shënjestër pas një sulmi nga terroristët palestinezë të Hamasit në territoret izraelite. Postimi i këngëtarit kanadez tërhoqi shpejt vëmendjen, por jo nga ai që mund të priste.
Brenda një ore, Bieber e fshiu postimin origjinal dhe e ndau sërish mesazhin me të njëjtin formulim, por pa foton e diskutueshme. Ai më parë kishte sqaruar në Instagram Story, për të shprehur edhe synimin e tij për të qëndruar neutral mes konfliktit.
Të poshtërosh të gjithë palestinezët apo të gjithë popullin izraelit për mua më duket e gabuar. Nuk jam i interesuar të zgjedh palët, por jam i interesuar të qëndroj me familjet që janë marrë brutalisht.
Pavarësisht heqjes së menjëhershme të postimit, ai nuk i shpëtoi vëmendjes së disa prej afro 300 milionë ndjekësve të tij. Kritikat ishin të shumta në mediat sociale, me përdoruesit që vunë në dyshim kuptimin e situatës nga ana e Bieber.
Një përdorues i X shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë: “Thjesht e turpshme. Nëse nuk e dini se për çfarë po flisni, atëherë mos flisni fare”.
Një tjetër kritikoi Bieber-in, duke e quajtur “të çmendur” përdorimin e një imazhi të Gazës së shkatërruar ndërsa thoshte “duke u lutur për Izraelin”.
🇮🇱🇵🇸 American actress Jamie Lee Curtis posted this picture because she thought they were Israeli children.
As soon as she learned they were Palestinian, she deleted the post. pic.twitter.com/Kd0lpN9lW2
— Jackson Hinkle 🇺🇸 (@jacksonhinklle) October 11, 2023