E reja nga Amerika u divorcua dhe vendosi se gjëja më e mirë që mund të bënte ishte të martohej me veten e saj…
vovalbania
October 13, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një grua shpenzoi 4,600 euro për t’u martuar me veten e saj dhe nuk është penduar për këtë. Andria Johnson, 39-vjeçe, e cila është e divorcuar, ka udhëtuar në Tulum të Meksikës për ceremoninë e saj të martesës. Ajo veshi një fustan të bardhë, lexoi zotimet dhe vendosi një unazë në gishtin e saj përpara një zyrtari lokal.
Gruaja madje organizoi një festë ku hëngri tortë dhe piu shampanjë. 39-vjeçarja madje bëri një foto-sesion për këtë. Andria nga Maryland u shpreh se:
Të jesh e martuar me veten më ka mësuar shumë gjëra. Kam mësuar se nuk mund të kem asgjë në një marrëdhënie nëse nuk mund ta dua veten.