“Nuk e prisja nga ju”, Dea Mishel i përgjigjet kritikave të Dalinës: “Hedhin helm në profilin tim…”

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk e prisja nga ju”, Dea Mishel i përgjigjet kritikave të Dalinës: “Hedhin helm në profilin tim…”

Dea Mishel u kritikua jo pak për fustanin e tejdukshëm të veshur në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ndaj këtyre kritikave, blogerja reagoi publikisht në InstaStory.

Ajo publikoi disa komente negative të ndjekësve ndaj saj, e më pas ju bëri publik edhe identitetin.

Në një video, ajo ka kërkuar që gratë dhe gjyshet të largohen nga përdorimi i rrjeteve sociale, pasi nuk është vendi i duhur për to.

Ky reagim i saj duket se nuk u prit mirë nga Dalina Buzi apo stafi i saj, të cilët i kanë dedikuar një artikull blogeres.

“Nga Për Puthen te Dea: Stereotipet qesharake dhe (nën)vlerësimi i grave 40+ vjeç“, ishte ky titulli i artikullit që ka nxitur edhe reagimin e Dea Mishel, e cila së fundmi në një postim në Instagram shprehet:

“Vetem nga ju se prisja te mos kuptoni nje ironi. Spo flas per stereotipe une. Po flas per gra qe dhunojne verbalisht dhe hedhin helm 24 h ne profilin tim. Kam gjithe te drejten e botes t’i ironizoj edhe te flas per to, e t’ju sugjeroj qe te ndjekin nje rruge me te dashur. Sepse ne mendimin tim eshte TURP qe nje gjyshe te ofendoje vajza te reja. Ato vite qe une ja permend, e bej se duhet t’i kishin sherbyer qe te ishte nje shembull jo nje adoleshente e vonuar. Nuk po paragjykoj dike nga mosha, sic kishit shkruar ne artikull. Po GJYKOJ me te drejte te plote sjellje negative qe e ngadalesojne zhvillimin e shoqerise tone dhe perpiqen te shkaterrojne e te ulin vajzat e reja qe duan te jene te lira. Kthej pergjigje per kete artikull se ju kam vleresuar si nje portal qe i do vajzat dhe perfaqeson nje rini perparimtare.

Dalina shiko stafin se si paske ne terezi“.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE