Pas OpenAI edhe Microsoft pritet të zbulojë procesorin e parë për inteligjencën artificiale!
Pasi zbuluam se kompania OpenAI, e cila krijoi ChatGPT, po përgatit procesorin për inteligjencën artificiale, tani kemi të njëjtin informacion për Microsoft. Më 15 ose 16 nëntor, Microsoft do të mbajë konferencë, gjatë së cilës do t’i kushtojë vëmendje të madhe inteligjencës artificiale dhe inovacioneve të AI.
Duke qenë se Microsoft ka zgjeruar partneritetin me kompaninë e lartpërmendur OpenAI, ai vazhdon investimet në teknologjitë e AI dhe gjatë “Ignite 2023” mund të prezantojë një çip të fokusuar në inteligjencën artificiale. Microsoft vendosi për këtë veprim kryesisht për shkak të paaftësisë së kompanisë Nvidia për të kënaqur kërkesën e lartë për GPU, prandaj ka mungesa në treg.
Krijimi i çipave të tij të AI do t’i lejojë Microsoft-it të bëjë më shumë përparim dhe fitime në segmentin e teknologjive të AI, dhe në të njëjtën kohë do të jetë në gjendje të konkurrojë me rivalët si Amazon dhe Google, të cilët tashmë kanë çipat e tyre të AI. Kompania Microsoft ka njoftuar së fundmi se po bashkohet me ofruesin e patologjisë digjitale “Paige” për të ndërtuar modelin më të madh në botë të inteligjencës artificiale të bazuar në imazhe, me qëllim identifikimin e kancerit. Modeli i Inteligjencës Artificiale është duke u trajnuar mbi një sasi të paprecedentë të të dhënave që përfshin miliarda imazhe.