Studim/Sektorët në të cilët përdoret më shpesh ChatGPT!
Përdorimi i inteligjencës artificiale është bërë shumë më i zakonshëm veçanërisht në vendin e punës. Duke dashur të mësojë më shumë rreth përdorimit të chatbot-it në kompani në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Indusface anketoi 2000 punëtorë në 25 sektorë të ndryshëm.
Hulumtimet zbulojnë se ChatGPT përdoret më së shumti në reklama. Rreth 39% e punëtorëve të anketuar në atë sektor e përdorin atë në punën e tyre. 11% e tyre përdorin një chatbot me AI më shumë se një herë në javë, por 5% thonë se nuk do ta përdorin kurrë atë.
38% e punonjësve të anketuar në sektorin ligjor pranojnë se përdorin ChatGPT në punë. Sektori i artit dhe medias zuri vendin e tretë. Të dhënat tregojnë se 33% e punonjësve të anketuar në atë sektor përdorin chatbot me inteligjencë artificiale për punën e tyre. 13% e tyre pranojnë se e përdorin të paktën një herë në javë.
Ndërkaq, njihuni me 10 sektorët në gjithë botën ku përdoret më shpesh ChatGPT:
Reklamat/39%
Sektori ligjor/38%
Media dhe arti/33%
Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit/30%
Ndërtimi/30%
Pasuri të paluajtshme/29%
Prodhim/29%
Mbështetja e klientit/29%
Kujdesi shëndetësor/28%
Qeveria dhe mbrojtja/28%
Ndërkaq, 55% e punonjësve të anketuar thonë se nuk i besojnë punës me kompanitë që përdorin ChatGPT ose një tjetër chatbot me inteligjencë artificiale. Një veçori e re interesante pritet të vijë në ChatGPT. OpenAI, startupi që qëndron prapa këtij softueri të jashtëzakonshëm të njohur, njoftoi se po lançon veçori të reja duke përfshirë mundësinë për t’i lejuar përdoruesit që të komunikojnë me zë me ChatGPT-n. Në një postim, OpenAI tregoi se si kjo veçori e re mund të përdoret, varësisht nëse dëshironi një përrallë para gjumit për fëmijët, ose për zgjidhur një debat në tryezën e darkës.