Arrestohet Gold Ag në Greqi, reagon reperi: “Dy fjalë për atë që më spiunoi”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Arrestohet Gold Ag në Greqi, reagon reperi: “Dy fjalë për atë që më spiunoi”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/10//arrestohet-gold-ag-ne-greqi-reagon-reperi-dy-fjale-per-ate-qe-me-spiunoi.jpg)
Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, u arrestua mbrëmjen e kaluar nga policia greke.
Lajmin e ka bërë publik vetë reperi, i cili ishte prenotuar për të kënduar në disa mbrëmje muzikore për shqiptarët në Greqi.
Ai ka sqaruar se arsyeja e ndalesës kanë qenë këngët e tij me motive patriotike.
Ky është statusi i plotë i Gold AG.
“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.
Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se…S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi.