Fifi i habit të gjithë, e pabesueshme sa kilogramë ka humbur për 1 javë në DWTS
vovalbania
October 14, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Performanca e Fifit javën e kaluar ishte ndër më të pëlqyerat. Këngëtarja erdhi sot me një vals, me qëllimin për të qenë sërish ndër konkurrentët me më shumë pikë.
Kjo performancë ishte më e veçantë për Fifin, që kërceu nën ritmin e hitit të saj “Marova”.
“Nga java në javë ti je më e lehtë dhe kjo është për t’u vlerësuar”, tha Olta Gixhari.
Ndërsa Graciano tha se këngëtarja është konkurrentja më korrekte dhe ndjek me rigorozitet dietën, aq sa për një javë ka humbur 6 kilogram.