“Unaza e zjarrtë” rreth diellit shfaqet sonte!
Kanë kaluar më shumë se dy vite që prej herës së fundit që Toka kaloi një eklips vjetor diellor. I fundit ndodhi më 10 qershor të vitit 2021. Eklipsi i radhës do të ndodhë sonte dhe do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore dhe atë Jugore. Për disa orë, disku i hënës do të jetë i dukshëm teksa kalon përballë diellit, duke bllokuar kështu një pjesë të dritës së saj.
Në disa vende në Tokë, rreshtimi i diellit dhe hënës do të jetë aq perfekt, saqë e gjithë hëna, ashtu siç shihet nga Toka, do të kalojë përballë diellit. Por, duke qenë se hëna në atë moment do të jetë më larg se zakonisht nga Toka, nuk do të ketë mundësi që ta bllokojë të gjithë diskun e diellit.
Në vend të kësaj, vëzhguesit në Tokë do të kenë mundësinë që të shohin vetëm një fenomen që është cilësuar si “unaza e zjarrit”. Megjithatë, ky eklips unazor është vetëm një sinjal për 6 muajt që do të pasojnë. Më 8 prill të 2024 pritet një eklips total i diellit.