“Dhelpra kryetar jurie”- Albi Nako bën komentin thumbues për Ilir Shaqirin
Ditën e sotme u zbulua se koreografi Albi Nako do jetë pjesë e “Dancing with the stars Fan Club” si opinionist i përhershëm.
Kiara Tito tha se ai do ulet në karrigen e opinionistit çdo javë ku do flasë mbi programin e kërcimit dhe zhvillimet aty.
Gjatë puntatës së sotme, Nako pati një kritikë për gjykimet e Ilirit dhe Lorit.
“Në lidhje me jurinë, me gjithë respektin që kam për të katërt, se kam punuar me ta. Iliri dhe Lori duke qenë se janë shumë profesionalë, duket sikur profesionalizmin e tyre duan që t’a ngulisin në mendjen e publikut. E dashje pa dashje dalin nga konteksti i tyre. Nuk arrij që t’i kuptoj ‘bravo, ulu 4 dhe nuk ishe mirë, 10 pikë’”, tha koreografi i njohur.
Nga ana tjetër, Nako komentoi edhe përplasjen e bujshme mes Ilir Shaqirit me Eltionin dhe Ina Kollcakun.
“Aty është një gjë e mbartur, ndihet ajo gjë, por un do thoja që në një proçes gjyqësor të pulës nuk mund të jetë anëtar jurie dhelpra në këtë rast, kështu që dhelpra është Iliri dhe pula është Tokja. Kanë një gjë që mbartur“- u shpreh Albi.