Suksesi i filmit “Në kuadër të dashurisë” nuk ndalet! Data 9 Tetor shënoi një ditë të rëndësishme për të gjithë, aktorët, stafin, por dhe të gjithë publikun që e kishte pritur me padurim.
Premiera e madhe e datës 9, mblodhi në Pallatin e Kongreseve mijëra njerëz, për të ndarë një arritje të Top Channel Films.
Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë edhe fotografi me fansat e tyre.
Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Po ashtu “Në kuadër të dashurisë” pati premierën dhe në qytetin e Korçës ku interesi vazhdon të jetë i madh.
E tani është shënuar një tjetër sukses! Siç bën me dije “TAR”, filmi “Në kuadër të dashurisë” ka thyer një rekord me 15 mijë bileta të shitura vetëm në pak ditë, në Pallatin e Kongreseve, Cineplexx, Millenium dhe tashmë në Korçë.
Ky numër vetëm sa do të vazhdojë të rritet me shfaqjet e filmit në vende të tjera, si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë territorit