Lista serbe kërkon zgjedhje/ Serbët e veriut duan dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë!
Partia më e madhe që përfaqëson serbët në Kosovë, Lista Serbe po kërkon dorëheqjet e kryetarëve shqiptarë të Komunave të Veriut e shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kjo kërkesë e tyre vjen pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Megjithatë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga zgjedhje me peticion, duke thënë që nuk i përshtaten një partie tekanjoze.
“Ne si shumicë parlamentare e kemi bindjen që Qeveria i ka përmbush të gjitha përkushtimet e Bratislavës. E fundit që mund të moralizoj për këto çështje është Lista Serbe. Sa i përket Listës Serbe ka disa çështje për t’u sqaruar”, tha Armend Muja-Deputet, LVV.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, që udhëheqin me dy komuna në veri, thonë që zgjedhjet janë temë e historisë pas sulmit terrorist të Banjskës.
“Ne nuk duhet ta kalojmë 24 shtatorin sikur s’ka ndodhur asgjë, këtu pajtohemi me kolegët në Qeveri”, deklaroi Enver Hoxhaj-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit një grup terrorist me në krye ish kryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç sulmoi Policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.
Zgjedhjet e fundit në veri u mbajtën më 23 prill e më 29 maj shpërthyen protestat e dhunshme për të kundërshtuar kryetarët shqiptarë, ku nga përleshjet e protestuesve serbë u lënduan mbi 90 ushtarë të KFOR-it.