Priti 16 vjet, aktorja e njohur Luisana Lopilato bëhet zyrtarisht shtetase kanadeze!
Aktorja e njohur Luisiana Lopilato ka lindur në Argjentinë dhe një pjesë të madhe të jetës së saj e ka kaluar në Kanada, ku ka krijuar familje me bashkëshortin e saj, Michael Buble. Pas një pritjeje të gjatë 16 vjeçare, aktorja më në fund ka marrë nënshtetësinë kanadeze dhe do të ketë shtetësi të dyfishtë atje dhe në Argjentinë. Ylli i “La Corazonada” zbuloi lajmin në Instagram teksa shkroi e emocionuar këto fjalë:
Dua të ndaj me ju një nga gëzimet më të mëdha të jetës sime dhe kjo është që sot më në fund u bëra një shtetase kanadeze! Tani jam edhe argjentinase edhe kanadeze. Nuk mund të ishte më mirë! Të mendosh se kanë kaluar gati 16 vjet! Bashkëshorti im dhe katër fëmijët e mi kanë lindur këtu… prandaj të qenit kanadeze është një privilegj i madh, për të cilin i jam jashtëzakonisht mirënjohëse Zotit dhe jetës.
Lopilato shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për bashkëshortin me të cilin ka ndarë jetën që nga viti 2011. Aktorja e famshme dhe Buble janë të martuar në vitin 2011 dhe janë prindër të Noah, Elias, Vida dhe më të voglin, Cielo. Në vitin 2016, djali i tyre i madh, Noah, u diagnostikua me hepatoblastoma, një lloj i rrallë i kancerit të mëlçisë.