Sara Hoxha ‘u përgjigjet’ ndjekësve që aludojnë për një ndarje të saj nga Ledri Vula!
Në premierën e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë”, Sara Hoxha, e cila dihet tashmë se është pjesë e kastit të filmit, ka tërhequr shumë vëmendjen me ‘look-un’ e saj. Ama ajo çfarë të gjithë vunë re dhe ngriti shumë aludime ishte mungesa e Ledri Vulës dhe fakti që nuk e shoqëroi në tapetin e kuq, duke menduar kështu se ndoshta Ledri nuk ka qenë dakord për pjesëmarrjen e Sarës në film dhe për skenat e puthjes me aktorin Roerd Toçe.
Sara është shprehur deri më tani se nuk është aspak e vërtetë dhe se Ledri e ka mbështetur në këtë projekt, por së fundmi ka dashur të mos diskutohet më kjo temë. Ditën e sotme Sara ka bërë një postim në Instastory, ku ka ripostuar një shprehje dhe ka treguar se nuk ekziston asnjë ndarje apo krisje e marrëdhnies së saj me Ledrin.
Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë…
Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, Sara Hoxha ka zbuluar më shumë detaje si aktore dhe emocionet që ndjeu duke qenë se ishte e para gjatë parakalimit në tapetin e kuq.