Shenjat që tregojnë se po e trajtoni partnerin sikur të jetë fëmija juaj!
A e bezdisni partnerin tuaj çdo mëngjes dhe i kujtoni atij shumë herë të marrë një xhaketë me vete, të hajë mëngjesin dhe të kujtohet të bëjë atë që duhet të bëjë gjatë ditës? Nëse po, atëherë me siguri keni filluar të bëni “prindërim” në marrëdhënien tuaj.
Kuptimi i “të qenit prind” brenda marrëdhënies romantike me partnerin tuaj ndryshon dhe nuk është aspak i shëndetshëm. “Përkujdesja dhe shqetësimi për partnerin tonë është krejtësisht normale kur nuk e tepron. Kur shkon përtej tyre, nxit pabarazinë në marrëdhënie, e cila zakonisht nxjerr në sipërfaqe ndjenjat negative”.
1. Ju vazhdoni t’i kujtoni atij gjërat
Nëse vazhdoni t’i thoni atij të bëjë gjëra të tilla si lënia e enëve në lavaman dhe nxjerrja e plehrave, atëherë ky është një problem. Kryesisht sepse të gjitha këto vërejtje dhe stili juaj kërkues e bëjnë atë të humbasë çdo motivim për të bërë diçka herën tjetër, pikërisht sepse ai mendon se nuk po bën asgjë sa duhet.
2. Ju dëshironi ta ndryshoni atë
Të gjithë dëshirojmë që të mund të bëjmë hapa të vegjël drejt një ndryshimi të mirë, por kur filloni të kritikoni gjithçka për partnerin tuaj dhe dëshironi dëshpërimisht ta ndryshoni atë, atëherë kjo është shqetësuese.
3. Ju nuk jeni dakord me të pothuajse për gjithçka
Jeni gjithmonë në humor për një grindje sepse ai nuk bën atë që i thoni të bëjë. Ju i bërtisni atij sikur të ishte një fëmijë i vogël, duke rezultuar në një hendek dhe pabarazi mes jush gjithnjë e më të zgjeruar.