Parashikimi për sot, mot me vranësira e reshje shiu/Mos i ndani çadrat!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i vranët e me intervale te pakta kthjellimesh. Ka reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formë shtrëngatash, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Po ashtu ka mjegullinë e shikim të reduktuar për shkak të reshjeve të shiut në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina, era bëhet relativisht intensive e me shpejtësi 7-10 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/16
Re shi
Kukës
8/11
Re shi
Lezhë
12/14
Re shi
Dibër
7/9
Re shi
Durrës
15/20
Re shi
Tiranë
14/19
Re shi
Elbasan
15/18
Re shi
Berat
14/21
Re shi
Vlorë
14/20
Re shi
Korçë
9/10
Re shi
Gjirokastër
9/19
Re shi
Sarandë
15/20
Re shi