Me “Grande amore”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito më të dashuruar se kurrë më parë!
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Së fundmi Luizi ka postuar një foto së bashku me Kiarën të shtrirë në divanët e shtëpisë së tyre dhe duken më të dashuruar se kurrë më parë. Foton Luizi e ka shoqëruar me këngën e njohur “Grande Amore”, duke treguar se Kiara është dashuria e tij më e madhe edhe pse tashmë e ka treguar dhe vërtetuar shumë herë këtë.
Në një intervistë ekskluzive aktori protagonist i filmit “Në Kuadër të Dashurisë” Luiz Ejlli, i cili foli edhe rreth marrëdhënies së tij të shumëpërfolur me Kiara Tito-n.