Njihuni me disa trajtime natyrale që ndihmojnë për të zbardhur njollat kafe të qafës!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me disa trajtime natyrale që ndihmojnë për të zbardhur njollat kafe të qafës!

Acanthosis nigricans është një gjendje e lëkurës, e cila krijohet si pasojë e djersitjes së tepërt, diabetit, çekuilibrit hormonal, etj., por edhe nga depilimi i gabuar me brisk, ose përdorimi i dyllit të nxehtë janë disa prej tyre. Nuk shkakton simptoma të dhimbshme, por me kalimin e kohës mund të shkaktojë inflamacion, irritim të lëkurës dhe kruarje në zonën e qafës.

Lëngu i limonit heq qelizat e vdekura që gjenden pas qafës dhe e zbardh. Vendoseni direkt në lëkurë disa feta limoni ose lyeni njollat me lëngun e tij. Nuk duhet të ekspozoheni në diell për të paktën 1 orë nga trajtimi pasi mund të keni irritim të lëkurës. Ky trajtim duhet përsëritur 2-3 herë në javë për të arritur rezultate sa më të shpejta. Kosi nga ana tjetër ka veti anti-infamatore, detoksikuese dhe hidratuese që ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura, kurse tërshëra shërben si një pastrues natyral për lëkurën.

Në një enë shtoni dy lugë gjellë kos dhe një lugë çaji tërshërë dhe përziejini derisa të formohet një pastë. Vendoseni mbi njollat kafe dhe lëreni të veprojë për disa minuta duke e masazhuar me gishta. Përzini një lugë gjelle sodë buke me një filxhan ujë. Aplikojeni masën e përgatitur në zonat problematike dhe prisni derisa të thahet. Shpëlahuni me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo mbrëmje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65252 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE