Shakira udhëton me urgjencë për në Kolumbi pas problemeve shëndetësore të nënës së saj!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shakira udhëton me urgjencë për në Kolumbi pas problemeve shëndetësore të nënës së saj!

Pas ndarjes me ish-futbollistin Gerard Pique, artistja kolumbiane Shakira u zhvendos në Miami me fëmijët e saj për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj. Por duket se problemet nuk kanë të ndalur për yllin e muzikës pop. Para disa javësh babai i këngëtarës iu nënshtrua një operacioni dhe vetëm së fundmi është zbuluar se nëna e artistes ka probleme shëndetëesorë. Nidia Ripoll, u dërgua me urgjencë në spital.

Nisur nga ky fakt, Shakira aka udhëtuar në Barranquilla me avionin e saj për të qenë në krah të nënës së saj, e cila është diagnostikuar me trombozë në këmbë. Për momentin, ajo thuhet se po i përgjigjet pozitivisht trajtimeve mjekësore dhe shërimi i saj po zhvillohet në mënyrë progresive. Kjo nuk është hera e parë që nëna e Shakira-s ka pësuar një fatkeqësi gjatë muajve të fundit.

Në mars të këtij viti asaj iu desh të shkonte në qendrën e saj mjekësore në Barcelonë për një tjetër trombozë në këmbë. Shakira ndërkohë po shijon suksese në karrierën e saj muzikore, ku këtë vit ka publikuar këngë si: “Shakira: BZRP Music Sessions, Vol. 53”, “TQG”, “Acrostico”, “Copa Vacia” apo “El Jefe”, në të cilat ajo ka bërë ‘diss’-a për ish-bashkëshortin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE