Vuçiç: Do të vazhdoj të insistoj për formimin e Asociacionit, është një detyrim ligjor ndërkombëtar!
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të vazhdojë të insistojë për formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Nga Pekini, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Vuçiç u shpreh se formimi i Asociacionit është një detyrim ligjor ndërkombëtar, shkruan Tanjug.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do që ta përmbushë këtë detyrim.
Pyetjes së gazetarëve, se për Kurtin e tashmja e Kosovës është pa Asociacionin dhe se formimi i Asociacionit do të ishte goditje fatale për kushtetutën e Kosovës, Vuçiç theksoi se kjo është edhe e ardhmja e Kurtit dhe se thotë qartë se nuk do dhe nuk dëshiron të formojë diçka që është detyrim juridik ndërkombëtar.
“Është faji im, ndryshe nga ata që e duan aq shumë në Serbi dhe që kërkoj respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha ai.