Citroen prezanton gjeneratën e katërt të C3, plotësisht elektrike!
Citroen ka prezantuar së fundmi gjeneratën e re të modelit C3. Në gjeneratën e saj të katërt, makina kompakte franceze kalon në elektrifikim. Pra, Citroen ë-C3 është plotësisht elektrik, ka motor me fuqi prej 113 kuaj-fuqi, teksa nga kompania thonë se bateria prej 44 kWh ka një rreze veprimi prej 320 kilometra.
Me mbushësin standard prej 7 kWH, nga 20 deri në 80% të mbushjes së baterisë nevojiten 4 orë e 10 minuta, e nëse përdoret mbushësi i shpejtë prej 100 kWh, ky proces zgjatë vetëm 26 minuta. Gjithashtu aty është navigacioni i lidhur me aplikacionin ë-ROUTES. Motori elektrik i mundëson kësaj makine që shpejtësinë nga 0-100 km/h ta arrijë për 11 sekonda, kurse shpejtësi maksimale është e kufizuar në 135 km/h.
Çmimi fillestar i kësaj makine do të jetë 23.300 euru dhe do të jetë i disponueshëm në dy versione; You dhe Max. Fillimi i shitjes është paralajmëruar për gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kurse kjo makinë elektrike fillimisht do t’ju ofrohet blerësve në Francë, Gjermani, Belgjikë, Austri, Portugali, Poloni, Itali dhe Spanjë.