Kaos në Kuvend, opozita bllokoi seancën plenare duke çuar në shtyrje!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kaos në Kuvend, opozita bllokoi seancën plenare duke çuar në shtyrje!

Zgjati vetëm 20 minuta seanca e sotme plenare që nisi me bllokim nga një pjesë e deputetëve demokratë të afërt me Berishën e Bardhin. Ata zaptuan foltoren e vendet ku ulen ministrat duke mos lejuar zhvillimin normal të rendit të ditës. Në kushtet e kaosit në sallë, socialistët dhe demokratët që janë pjesë e grupit të Bashës, u larguan. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj njoftoi shtyrjen e seancës.

Duke “rrëmbyer” foltoren, Berisha ka hyrë live në Facebook e më herët mori një rol drejtues duke paralajmëruar deputetët e maxhorancës se do t’i nxjerrë jashtë. Berisha shpalli atë që e quajti “qëndresë permamente”, se sipas tij “ky Kuvend është shndërruar në institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit”. Ai solli në vëmendje se në dy vite kanë dorëzuar 31 ligje dhe rezoluta, për të cilat vuri në dukje se mbahen në sirtar. Administrata fiku dritat e sallës së Parlamentit, por kjo nuk po e pengon opozitën që vazhdon të qëndrojë aty duke bërë dritë me telefona celularë.

Deputetët e opozitës sot fillojnë qëndresën e tyre permamente, sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale. Gjatë këtyrë dy viteve kemi dorëzuar 31 ligje e rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij i mbajnë në sirtar dhe nuk lejojnë që ato të vijnë të shqyrtohen e të diskutohen në Parlament.

Janë kthyer 5 nisma për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Pushoni, pushoni ju aty se do ju nxjerr jashtë fare! A merr vesh t’i Çuçi? Bërtisni sa të doni!

Sipas rendit të ditës së miratuar në Konferencën e Kryetarëve, punimet duhej të fillonin me një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti, të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa. Në fokus ishte edhe diskutimi i tre projekt-ligjeve mbi disa ndryshime për “Shërbimin privat të sigurisë fizike”, “Avokaturën  e Shtetit” dhe “Akreditimin e Organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”. Po ashtu, Kuvendi duhet të shqyrtojë një sërë projektvendimesh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE