Pse disa nëna mundohen ta fshehin depresionin pas lindjes?!
Shumë gra kalojnë një periudhë paqartësie emocionale për shkak të ndryshimit të hormoneve, por depresioni postpartal është një gjendje shumë serioze dhe zgjat shumë. Zakonisht depresioni postpartal fshihet dhe nuk flitet për të.
Periudha pas lindjes perceptohet si një periudhë kur ju duhet të jeni e lumtur dhe “dielli duhet të shkëlqejë në sytë tuaj”. Për këtë arsye shpeshherë nuk i kushtohet rëndësi parandalimit dhe trajtimit të depresionit postpartal.
Shumë gra pas lindjes kalojnë nëpër një periudhë kur ndihen mërzitshëm. Kjo zakonisht fillon rreth tri ditë pas lindjes dhe mund të zgjasë deri në dy javë. Shenjat e kësaj gjendjeje janë: të qarit, irritabiliteti, shqetësimi, tensioni, anksioziteti dhe ndoshta pagjumësia.
Në paraqitjen e kësaj gjendjeje luajnë rol hormone, por ndoshta edhe stresi gjatë lindjes dhe shqetësimi që lidhet me beben. Një përqindje e grave do të kalojnë në depresion postpartal. Kjo gjendje karakterizohet nga përkeqësimi i simptomave normale me panikë ose mani postpartale, ndonjëherë më çrregullimeve obstesive-kompulsive.
Disa gra do të përjetojnë të ashtuquajturin çrregullimin e stresit posttraumatik, sidomos nëse lindja ka qenë traumatike. Rrallëherë ndodhë që gjendja të përkeqësohet skajshmërisht, por ajo që shihet shumë shpesh është gjendja me simptomat e sipërshënuara e shoqëruar me halucinacione, konfuzion dhe diluzion. Kjo gjendje është shumë serioze!