Ramush Haradinaj në zyrën e kryeministrit Rama: Të ndihmojë në tejkalimin e sfidave për Kosovën!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ramush Haradinaj në zyrën e kryeministrit Rama: Të ndihmojë në tejkalimin e sfidave për Kosovën!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/10//ramush-haradinaj-ne-zyren-e-kryeministrit-rama-te-ndihmoje-ne-tejkalimin-e-sfidave-per-kosoven.jpg)
Në Tiranë, kryeministri Edi Rama priti Ramush Haradinajn. Në rrjetet sociale, ish-shefi i Qeverisë së Kosovës publikoi foto nga takimi ndërsa shkroi:
Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria e rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë e perspektivën e integrimeve euroatlantike.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/10/ramush-haradinaj-ne-zyren-e-kryeministrit-rama-te-ndihmoje-ne-tejkalimin-e-sfidave-per-kosoven-653121a0aee5b.jpg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/10/ramush-haradinaj-ne-zyren-e-kryeministrit-rama-te-ndihmoje-ne-tejkalimin-e-sfidave-per-kosoven-653121a442f07.jpg)
Ish-kryeministri Haradinaj bëri të ditur se kërkoi që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar, kryeministri Rama të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që ka Kosova e t’i përshpejtojë integrimin.
I kërkova kryeministrit shqiptar, që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.