Era e fortë pezullon lundrimin e peshkarexhave në Vlorë!
Në Vlorë, moti i përkeqësuar me erë të fortë solli pezullimin e lundrimit për një pjesë të mjeteve detare. Sipas Kapitenerisë të portit, era është me shpejtësi deri 20 m/s dhe lartësia e dallgës arrin 3 m brenda Gjirit të Vlorës e nga 2.5 në 3.5 m jashtë tij. Për arsye sigurie, peshkarexhave e mjeteve turistike iu ndalohet dalja në det. Pasdite, pritet që forca e erës të shtohet duke sjellë pezullim të lundrimit të tragetit në linjën me Italinë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit me vranësira te pakta dhe mesatare, me të theksuara në pjesën veriore. Mjegullinë kishte në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje-jug e me shpejtësi mesatare 3-12 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina, era bëhet intensive me shpejtësi 15-20 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
15/27
Diell re
Kukës
12/28
Diell re
Lezhë
14/28
Diell re
Dibër
10/30
Diell re
Durrës
17/30
Diell
Tiranë
17/30
Diell
Elbasan
17/28
Diell
Berat
15/31
Diell
Vlorë
18/29
Diell re
Korçë
10/26
Diell re
Gjirokastër
13/30
Diell re
Sarandë
17/29
Diell re