Gjakova gati për të pritur yjet e filmit “Në kuadër të dashurisë”!
vovalbania
October 20, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur më datë 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.
E që nga ajo ditë, filmi më i komentuar dhe më i shumëpritur nga publiku nuk ndalet. “Në Kuadër të Dashurisë” ka udhëtuar drejt Kosovës për premierën e filmit në Gjakovë. Së fundmi është shfaqur premiera e filmit në Kino Hyrije Hana, ku të pranishëm ishin dhe yjet e “Në kuadër të dashurisë”.