I përmend Luiz Ejllin gjatë provave të “DWTS”, Armaldo Kllogjeri i kthehet keq balerinës!
“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh. Zbuloni disa prapaskena nga episodi i dytë i “DWTS”.
Marrëdhënie e Armaldo Kllogjerit dhe balerinës profesoniste, Mariana Shkreta është nxehur gjatë provave të kësaj jave dhe shkak për këtë është bërë Luizi. Gjatë rrëfimeve të tyre, Mariana është shprehur se Armaldo është i dashuruar me Luizin dhe duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Maestros, i cili ka nisur të debatojë me balerinën profesioniste.
Armaldo: Nuk duhet të flasësh ti në emrin tim, kush je ti që flet për mua… Me atë njeri nuk flas fare dhe nuk dua të flas fare…
Javën e kaluar kanë nisur edhe gjykimet më të ashpra të jurisë dhe debatet mes konkurrentëve për komentet lidhur me performancat e njëri-tjetrit. Për këto Armaldo Kllogjeri, i cili është një ndër konkurentët e këtij spektakli ka bërë një reagim në Instastory.