Për të shmangur pagesat e faturës në restorante aktronte sikur pësonte atak në zemër, arrestohet lituanezi!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Për të shmangur pagesën e faturës aktronte sikur pësonte atak në zemër, arrestohet lituanezi!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/10//per-te-shmangur-pagesen-e-fatures-aktronte-sikur-pesonte-atak-ne-zemer-arrestohet-lituanezi.png)
Një mashtrues ka falsifikuar një atak në zemër për të mos paguar faturën. Njeriu i njohur si Aidas J., një lituanez që jeton në Spanjë, mashtroi 20 restorante në qytetin e Alicante para se të burgosej. Gjatë kohës që duhet të paguante faturën ai binte në dysheme dhe aktronte sikur kishte pësuar atak në zemër.
“Ishte shumë teatrale, ai bëri sikur i ra të fikët dhe u rrëzua në dysheme”,-ka thënë menaxheri i El Buen Comer, një nga restorantet që ai tentoi të mashtronte. Pasi është kuptuar loja e tij, ai është arrestuar pasi refuzoi dy gjoba që mori për gjestet e tij.