Toyota i bashkohet prodhuesve të tjerë të automjeteve që kanë adoptuar sistemin e Tesla-s për mbushjen e makinave!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Toyota i bashkohet prodhuesve të tjerë të automjeteve që kanë adoptuar sistemin e Tesla-s për mbushjen e makinave!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/10//toyota-i-bashkohet-prodhuesve-te-tjere-te-automjeteve-qe-kane-adoptuar-sistemin-e-tesla-s-per-mbushjen-e-makinave.jpg)
Toyota, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë tha së fundmi se ka nënshkruar një marrëveshje për të adoptuar teknologjinë e karikimit të automjeteve elektrike të Tesla-s nga viti 2025. Ford Motor, General Motors dhe Nissan janë ndër prodhuesit e tjerë të automjeteve që kanë adoptuar sistemin e Tesla-s për mbushje që njihet si Standardi i Karikimit i Amerikës së Veriut (NACS).
Prodhuesi japonez i automjeteve do të inkorporojë portet NACS në disa automjete elektrike me bateri Toyota dhe Lexus (BEV), duke përfshirë SUV-in e ri Toyota që do të montohet në fabrikën e tij prodhuese në Kentucky. Sistemi i Tesla-s, NACS është gjerësisht i disponueshëm derisa Departamenti i Energjisë në SHBA thotë se përbëjnë rreth 60% të karikuesve të shpejtë në SHBA.