A është Fred De Palma i duhuri për Jori Dellin? Ja si përgjigjet e ëma e saj!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A është Fred De Palma i duhuri për Jori Dellin? Ja si përgjigjet e ëma e saj!

Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.

Pavarësisht se ende nuk është konfirmuar nëse Jori është fejuar, ajo që ka surprizuar publikun ditën e djeshme është fakti se nëna e modeles dhe i dashuri i saj, janë parë së bashku duke gatuar në kuzhinë, ushqim tradicional shqiptar. Jori ka publikuar një video të profilin e saj të Instagramit, ku shihet nëna e saj dhe bukuroshja brune e pyet:

Jori: A është realizuar ëndrra jote mami?

E ëma: Po, Jori

Së fundmi Fred ka postuar disa foto nga udhëtimi i tyre dhe dihet tashmë se çifti nuk kursehet me pozat në foto, ku tek këto të fundit janë shfaqur gjuhë më gjuhë, siç nuk e kemi parë tek asnjë çifti tjetër i showbizit shqiptar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE