E inspiruar nga Nexhmije Pagarusha, Sheila Haxhiaj na zbulon ‘look-un’ e saj për këtë Halloween!
Pas daljes nga “Big Brother VIP 1”, Sheila Haxhiraj ka qënë më shumë e frymëzuar sesa kurrë për projekte të reja artistike. Këngëtarja ka publikuar një këngë shumë interesante që quhet “Makalina“. Të gjithëve iu ka bërë shumë përshtypje teksa në coverin e klipit shfaqet e përqafuar me një vajzë, të dyja të zhveshura dhe të mbuluara me qese transmaprente. E më pas publikoi albumin e saj me titull “Astral”. Pse e ka quajtur kështu albumin Sheila? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Edhe pse në çdo Halloween ashtu si çdo person edhe personazhet VIP shqiptar zgjedhin të maskohen me veshje të frikshme dhe disa të tjerë duke u inspiruar nga personazheve të huaj dhe të njohur në gjithë botën. Ama duket se Sheila nuk e ka menduar kështu këtë Halloween, pasi është inspiruar nga ikona e muzikes shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Me një postim në Instagram Sheila krahas fotove ka shkruar:
E inspiruar nga Icona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha
Një buzëqeshje që nuk do të vdes kurrë, ashtu sikurse këngët me zërin e saj brilant ,do të mbeten gjithmonë në mendjen dhe zemrat e gjithë shqiptarëve